Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar fuqishëm pas një vale akuzash dhe shpifjesh që, sipas tij, janë organizuar kundër emrit dhe investimeve të tij.
Ai thekson se nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe nuk ka inicuar procese gjyqësore që mund të jenë shkak për këto përfolje.
Pacolli siguron se të gjitha investimet e tij, përfshirë ndërtimin e aeroportit në Vlorë, janë financuar 100% me fonde personale dhe të dokumentuara, pa asnjë kontribut publik.
Ai deklaron se do të mbrojë pronën dhe dinjitetin e tij, duke u përballur me sulmet me fakte dhe të vërtetën.
ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,
Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.
Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
Dua të lë në Vlorë një trashigemi
duke e ditur mirë që ky
investim me vështirësi do të rikthehet.
Por një gjë është e sigurt:
Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!
Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.
Të tjera
Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë
Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri