Në media po raportohet për një “përplasje” mes deputetëve të LDK-së, sa i përket votave të diasporës
Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi këmbëngul se ka pasur vjedhje të votave dhe insiston që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.
“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i Lisëts Guxo, Haxhi Avdyli.
Ai ka thënë se përveqç që pajtohet me Gashin, duhet të ketë reagim edhe PZAP, e cila gjatë fushatës na dënonin në mënyrën më absurde edhe për një status në rrjetin social, Facebook.
Avdyli thotë se e gjithë skema kriminale duhet të zbardhet.
Postimi i plotë:
Pajtohem me Arbenin!
Duhet zbardhet deri në fund kjo skemë e organizuar kriminale.
Të vetmit që kanë vënë veshët në lesh janë PZAP, e organet të drejtësisë.
Gjatë fushatës PZAP vraponin të na dënonin në mënyrën më absurde edhe për një status në FCB si kjo :
“Malisheva cep më cep për #qeverinëkurti3, për vazhdimin e punëve të mira për vendin, #skakthimprapa për ata që degraduan çdo gjë, e që nuk i japin shpresë këtij vendi. #AlbinKurti mbetet opsioni i vetëm për Kryeministër për 4 vitet e ardhshme.”
Për këtë statusin tim në FCB pas tubimit ne Malishevë , PZAP paturpësisht patë dënuar VV me 5500€. E tani për vjedhjen kriminale, për mashtrimin e manipulimin e dokumentuar te besimit qytetar, e cila po denoncohet edhe nga vetë anëtarët e LDK-së, e ka refuzuar si të pa bazë, duke legjitimuar hajninë.
Marre për ju…. PZAP



Të tjera
Vr*itet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës