Kanë kaluar vetëm katër ditë që nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Megjithatë, konkurrentët që në fillim kanë nisur debatet me njëri-tjetrin, lojërat e mes tjerash nuk munguan as momentet e bukura.
Ka qenë këngëtari Kevin Edmond i cili gjatë kësaj kohe ka kaluar kohë më së shumti me bukuroshen Ana Ejupi.
Pas një klipi të tyre që iu prezantua, këngëtari e tha troç se është i dashuruar në të.
E në anën tjetër, banorja gjithashtu theksoi se është akoma herët, por që ka një pëlqim për të.
Duket se po krijohet çifti i parë në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
Spektakli i kaluar në ndërkohë filloi menjëherë me diskutime si dhe pati nominime.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit
Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW