Pak orë para dorëzimit të detyrës, Presidentja publikon mesazh falënderues

Pak orë para dorëzimit të detyrës, Presidentja publikon mesazh falënderues

Presidentja Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë sot detyrën Albulena Haxhiut, ndërsa pak orë para largimit nga posti ka publikuar një mesazh falënderues në rrjetet sociale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 16:00 do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Pak orë para largimit nga detyra e presidentes, Osmani ka shkruar në Facebook.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani.

Në postim, ajo ka bashkëngjitur një video duke shprehur e falënderimet dhe përshëndetjet me diplomatët e huaj në Kosovë, si dhe përfaqësuesve institucionalë e bashkëpuntor.

 

–>