Pakistani dhe Afganistani bien dakord për armëpushim të përkohshëm

Pakistani dhe Afganistani bien dakord për armëpushim të përkohshëm

Pakistani dhe Afganistani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm pas luftimeve të ashpra dhe një sulmi ajror që përshkallëzoi tensionet mes dy vendeve, duke lënë mbi 12 civilë të vrarë dhe 100 të plagosur, sipas Talebanëve.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se armëpushimi, që nisi të mërkurën në orën 13:00 GMT, u kërkua nga Kabuli, ndërsa zëdhënësi taleban Zabihullah Mujahid deklaroi se ndodhi me “këmbënguljen e palës pakistaneze.”

Pakistani kreu një sulm ajror në provincën Kandahar, duke goditur qytetin Spin Boldak, ndërsa të dyja palët u akuzuan reciprokisht për sulme tokësore.
Talebanët raportuan mbi 12 civilë të vrarë dhe 100 të plagosur, ndërsa Pakistani tha se katër civilë të tij u plagosën nga “forcat talebane” në Chaman.

Të dy vendet mbyllën disa pika kufitare, duke ndërprerë tregtinë, raporton Reuters

Përleshjet ngjallën reagime ndërkombëtare, me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në që bënë thirrje për përmbajtje, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha se mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit.