Ushtritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë kanë firmosur sot një marrëveshje shumë domethënëse mes tyre.
Marrëveshja ushtarake synon që të forcojë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, si dhe të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Ministrat sqaruan gjithashtu se synohet dhe përmirësimi i ndërveprimit ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
“Për shkak të gjeopolitikës duam që të kemi bashkëpunim në rajonin tonë duke pasur parasysh rreziqet që janë prezentë dhe situatat që po ndodhin në Europë, duke iu referuar edhe Ukrainës. Jemi duke menduar edhe për të kaluarën tonë e cila nuk është shumë e largët. Një informacion që e kemi nga e kaluara dhe na jep mundësi për t’u menduar, prandaj kemi marrë vendimin që të kemi një bashkëpunim ndërmjet tre shteteve. Ky bashkëpunim do të bazohet sidomos te dhënia e ndihmës te pjesa e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes, ndryshimit të përmbushjes së të gjithë marrëveshjeve që kemi firmosur deri tani. Këto tani duam t’i fuqizojmë dhe të ndajmë eksperiencën e shtetit tonë si Kroaci si pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.
Por kjo gjë ka tërbuar serbët. Ministria e jashtme në Beograd, ka njoftuar se do të dërgojë në Tiranë dhe Zagreb një kërkesë urgjente për shpjegime. Sipas saj ky është një akt provokues.
“Nuk do të anashkalojmë mesazhin e qartë politik të kësaj nisme. Është e qartë se ky memorandum nuk është rezultat i bashkëpunimit aksidental, por i një strategjie të qëllimtë që synon izolimin e Serbisë dhe forcimin e strukturave paraushtarake në provincën jugore serbe, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shprehet ministria serbe.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit