Pamje ekskluzive nga ceremonia e Bleros në Prishtinë

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero, po i jep fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Eronita, kanë kurorëzuar sonte (e hënë) dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia e çiftit, ndonëse private, po mbahet në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.

 Foto: Facebook

Të pranishëm janë miq, familjarë e po ashtu edhe kolegë nga profesioni i tij që e ushtron prej shumë vitesh.

Për Bleron, kjo është martesa e tretë.

 Foto: Facebook

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë Tarën.

Martesa e dytë e Bleros ka qenë me blogeren që jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika.

 Foto: Facebook

Raportohet se Blero dhe partnerja e tij e re janë në pritje të një fëmije. /Telegrafi/

 Foto: Facebook