Gazetari shqiptar, Bledi Mane ka publikuar pamje ekskluzive nga burgu 313 në Tiranë, aty ku po mbahet ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta që prej muajit tetor.
Teksa ka ndarë videon në rrjetet sociale të Metës në rrethimin e jashtëm të burgut, gazetari shprehet se ish presidenti ka mbetur i izoluar totalisht.
“Video ekskluzive. Burgaxhiu Ilir Meta dikur mburrej që e thyente në mes më të mirin por planet iu prishën pa iu realizuar. Ish presidenti i republikës, ish kryetari i parlamentit, ish kryeministri Meta shihet i burgosur e i izoluar totalisht në rrethimin e jashtëm të Burgut 313 në Tiranë”, shkruan Mane krahas videos.



Të tjera
Kurti mori pjesë në një diskutim në Shtëpinë e SHBA-së në Davos
Ushqimi ndikon në kualitetin e gjumit tuaj
Mungesa e gjumit mund të lidhet me shtimin në peshë