Rreth mesnatës, një shpërthim i fortë ka ndodhur në afërsi të një pike të karburantit në Zveçan.
Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.
Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Mediumi Kosovo-Online ka publikuar disa pamje pas shpërthimit, ku dhe kanë raportuar se disa automjete janë dëmtuar të cilat ndodheshin pranë pikës së karburantit në momentin e shpërthimit.



Të tjera
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova
Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë