Një video me të vërtetë e frikshme ka mbërritur në redaksinë e A2 CNN ku shihet qartë rreziku me të cilin po përballen zjarrfikësit në zonën e Shëngjinit të cilët prej 4 ditësh janë në një beteje, që nuk po sheh ende dritë të bardhë në fund, por vetëm përkeqësim.
Në pamje shihen zjarrfikësit shumë pranë një zone me shkurre, të cilat marrin flakë në pak sekonda me një shpejtësi të skëterrshme duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Situata në Shëngjin paraqitet alarmante, ku qindra turistë janë evakuuar, teksa në ndihmë kanë shkuar dhe dy avionë Canadair të mbrojtjes civile evropiane.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje