Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm te “Kroi i Mbretit”, ku një veturë shihet e rrokullisur në mes të rrugës.
Nga fotografitë që po qarkullojnë, automjeti ka përfunduar i kthyer përmbys, ndërsa në vendin e ngjarjes vërehen kolona të gjata të automjeteve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me detaje lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një njoftim zyrtar për rastin.



Të tjera
Vasfije Krasniqi mbështet Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’, do të jetë njëra nga folëset më 17 shkurt
Kurti në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë