Pamje të rënda nga vendi ku vdiq futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota – Ekonomia Online

Pamje të rënda nga vendi ku vdiq futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota

Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij Andres Silva.

Të dy humbën jetën pas një aksidenti që ka ndodhur në Spanjë.

Mediat e huaja kanë nisur të publikojnë video pas aksidentit të frikshëm.

Vetura e tyre e tipit Lamborghini u mbulua nga flakët pasi doli nga rruga si rezultat i shpërthimit të njërës gomë pas një tejkalimi të bërë.

Në video shihet vetura e djegur dhe e shkatërruar pas aksidentit fatal.

Lidhur me ngjarjen tragjike nuk kanë munguar reagimet e shumta nga bota e futbollit.