Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, thotë se parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar, përcjell KosovaPost.
Rexhepi, në një postim në Facebook, thotë se ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: ushtri e dhunës, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike.
“Ky është provokim për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë vegël e propagandës serbe, pjesë e luftës hibride që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës”, shkruan Rexhepi në Facebook.
Sipas tij, ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë