Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt ka njoftuar se një person i panjohur po keqpërdor emrin e tij për të mashtruar qytetarët.
Sipas Jasharit, një individ me numër telefoni të Bosnjës po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke kërkuar para kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
Ai përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi, duke i inkurajuar që rastet t’i raportojnë menjëherë në Polici.
Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
Ju bëj thirrje të tregoni kujdes, të mos bini pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici.
Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme.



Të tjera
Nis ndeshja Kosovë-Zvicër në “Fadil Vokrri”
Kur një dashuri mbaron…
PDK-ja ka përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca