Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën e diskutimit me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, foli për sigurinë e Evropës, e cila, siç tha, “është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.



Të tjera
Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi
Jam shumë i zhgënjyer, lojtarët bënë më të mirën
Gjithçka çka duhet të dini për këtë sëmundje