Dogana e Kosovës, përmes njësive të saj në pikën kufitare Jarinjë, ka parandaluar dy raste kontrabande në hyrje të territorit të Kosovës. Në rastin e parë njofton dogana, gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, është zbuluar dhe sekuestruar rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës.
Kurse rasti i dytë gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, zyrtarët doganorë zbuluan sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, të cilat po tentohej të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.
Njoftimi:
Dogana e Kosovës parandalon dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë
Jarinje 20 shtator 2025 – Dogana e Kosovës, përmes njësive të saj në pikën kufitare Jarinjë, ka parandaluar dy raste kontrabande në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Rasti i parë: Gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës.
Rasti i dytë: Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, zyrtarët doganorë zbuluan sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, të cilat po tentohej të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.
Mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e mallrave të paligjshme dhe të rrezikshme në treg



Të tjera
Një unazë si kjo ju ndihmon në problemet me urinimin
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Ne kemi besim të plotë në administratën Trump