Njësia e Task Forcës Rajonale Lindje, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me kafshë të gjalla.
Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia ka identifikuar një automjet të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga një 36 vjeçar me nënshtetësi kosovare.
Dyshohet se kafshët ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, përmes rrugëve ilegale. Automjeti i dyshuar është ndaluar në magjistralen Gjilan–Ferizaj.
Të njëjtat burime pohojnë se njësitë policore kanë gjetur 10 krerë lopë, me një vlerë të përafërt prej 20,000 euro.
IndeksOnline ka kontakuar autoritetet dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
The post Parandalohet kontrabanda me kafshë, u importuan ilegalisht nga Serbia appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Momentet e tensionuara: Video tregon përplasjen mes Armend Zemajt dhe qytetarit
Komandanti i KFOR-it takohet me Maqedoncin, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë
Marrëveshja e koalicionit të mos bëhet publike