Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar tentim-kontrabandë me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton KosovaPost.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve të rregullta në pikën doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një shtetase të huaj, e cila transportonte në mënyrë të paligjshme 100 steka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale.
“Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është vendosur në depo për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Ndaj personit të përfshirë janë iniciuar veprimet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit shtetëror, forcimin e kontrolleve kufitare dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë publike.



Të tjera
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës serbe në Kosovë
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë