Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Srxhan Milivojeviq, ka deklaruar se miratimi i sotëm i Rezolutës së Parlamentit Evropian për Serbinë përbën “dështimin absolut të politikës së Aleksandar Vuçiqit”.
Ai gjithashtu ka theksuar se ngjarjet në “Cacilend” janë zhvilluar, sipas tij, nën drejtimin e vetë Vuçiqit, me qëllim që të fshihen pasojat e kësaj “rezolute madhështore”.
Duke folur për televizionin N1 nga Strasburgu, ku u miratua Rezoluta, Milivojeviq deklaroi se Vuçiq nuk do ta përfundojë mandatin e tij presidencial, do të rrëzohet para fundit të mandatit.
“Unë po ju jap fjalën – ai do të eliminohet para përfundimit të mandatit të Aleksandar Vuçiqit, i cili nuk do të jetë i lavdishëm. Ai ose do të arratiset si idhulli i tij, Asadi, në Moskë – aty ku ka fshehur pasuritë tona – ose do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë,” tha Milivojeviq.



Të tjera
Analistët zbërthejnë manipulimin e votave (VIDEO)
Ultimatumi i Trumpit trondit kontinentin: Europa përgatitet për betejë
Të jesh pak budalla – çelësi i lumturisë, e thotë shkenca