Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në gjysmën e epërme të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë edhe në jugperëndim të vendit.
Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.
Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë