Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.
Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.
Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese.
Gjatë vitit të kaluar,31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.
Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.
Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%.
Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.
Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë.
Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.
Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë.
Të tjera
Të pakënaqur me referimin, Real Madridi ankohet në FIFA
Çka e shtyri në vetëvrasje shqiptarin në anijen hotel në Angli? Publikohet raporti 65 faqësh
Arrestohet 26-vjeçar në Selanik, akuzohet për përdhunimin e një vajze në hotel