Blerja e një parfumi të shtrenjtë mund të jetë shpenzim i kotë i kohës dhe parave, pasi që, sipas shkencëtarëve, shumica e aromave atraktive janë të thjeshta dhe të lira.
Studimi me më shumë se 10,000 aroma ka zbuluar se njerëzit nuk i preferojnë alternativat e shtrenjta në treg, transmeton Telegrafi.
Në fakt, aromat natyrale, siç është jasemini dhe minti, janë zgjedhje më të popullarizuara.
Sipas ekspertëve londinezë, ndër aromat më të popullarizuara janë misku, bergamo, jasemini, qelibari, etj.
Edhe kombinimi i miskut me vanilje dhe bari indian vetive është mjaft i popullarizuar.
Sipas anketimeve, jasemini me mint është një kombinim shumë i vlerësuar, por jo edhe i zakonshëm te parfumet. /Telegrafi/



Të tjera
“Protesta në Beograd nga komuniteti serb i Kosovës: Skandale në administratën paralele dalin në dritë”
“Rusia hap dyert e komunikimit me SHBA-në mbi situatën në Ballkan, thotë Lavrov”
Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasimi me Moldavinë nuk qëndron