Partia e Socialistëve Evropianë (PES) mbështet Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit që do të mbahen në Kosovë, përcjell KosovaPost.
“Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, shprehim mbështetjen dhe urimet tona më të mira për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe liderin e saj Albin Kurti”, thuhet në letrën e mbështetjes së Partisë së Socialistëve Evropianë.
Sipas Partis së Socialistëve Evropianë (PES), gjatë mandatit të kaluar, Kosova ka dëshmuar se udhëheqja social-demokrate sjell rezultate, duke forcuar demokracinë, mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kontribuar në stabilitetin në një kontekst rajonal sfidues, si dhe duke ndërtuar themelet për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Progresistët do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në mbështetjen e PES-së.



Të tjera
TYM E FLAKË TE KRYEMINISTRIA në Tiranë – Protestuesit sulmojnë me molotov dhe përplasen me policinë
IPK arr*eston një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfeti dhe një shtetas të Serbisë
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu, e njoftoi për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit