Iniciativa e të parës së shtetit për t’i takuar ata marrë pas një kërkese nga Partia Demokratike e Kosovës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës pas moskonstituimit të plotë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja Osmani ditë më parë ka njoftuar se do të fillojë një seri takimesh për të kontribuuar në daljen nga bllokada në të cilën janë futur partitë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Analistët politikë këtë takim po e shohin si një mundësi të mirë për konsultim për të gjetur rrugën drejt daljes nga kjo situatë, por janë skeptikë për ndonjë zgjidhje të menjëhershme.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë