Pas deklaratave për bashkimin kombëtar, vjen reagimi i ashpër ndaj Edi Ramës: Faqe e zezë për kombin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur një debat të fuqishëm me deklaratën e tij për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se “nuk mund të jetojmë më me formula të shekujve të 19-të dhe 20-të”.

Megjithatë, këto fjalë të Ramës kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga publicisti Shqiprim Pula, i cili e ka cilësuar këtë qëndrim si një “faqe të zezë” në historinë kombëtare.

Pula e sfidon Ramën duke e kujtuar për sfidat e mëdha që kombi shqiptar përballet në rajon dhe mungesën e një strategjie të qartë për bashkimin kombëtar, si dhe duke e kritikuar për “inferioritet ndaj aspiratave kombëtare” në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Pula nënvizon se rreziqet ndaj kombit shqiptar mbeten aktuale dhe kërkon një qasje më të mençur dhe më të fuqishme për të arritur bashkimin e shqiptarëve, përcjell “Bota sot”.

E paq faqen e zezë Edi Rama

Ti, Edi Rama, duhej t’a dijë se

fqinjët tanë në të katër anët i kishin dhënë vetes të drejtë mbi territoret tona të mbështetura edhe nga fuqitë e mëdha, e këtë po e jetojmë në realitet se jemi të degëzuar pesë herë; po këta fqinjë në jug e veri i kanë dhënë vetes të drejtë t’i përcaktojnë edhe të drejtat tona politike, këtë nuk e paske mësuar akoma, fatkeqësisht!

Ti, Edi Rama, duhej t’a dije se gjithandej nëpër botë janë raste të ndarjeve të kombeve, ashtu siç i kemi edhe në Europë, p.sh.; Rumania e anëtarësuar në UE, por e ndarë me Moldavinë, Irlanda e anëtarësuar në UE por e ndarë me Irlandën e Veriut apo Greqia anëtare e UE-së por e ndarë me Qipron edhe pse janë e njëjta etni, të cilat, kanë ndjekur rrugë të ndara anëtarësimi në organizma ndërkombëtarë, kështu e kanë thelluar ndarjen e tyre kombëtare.

Ti, Edi Rama, duhej t’a dije se

politikanët e këtyre vendeve në strategjitë e tyre politike nuk e kanë thënë e as nuk e thonë se do t’a bashkojnë kombin në Union Europian, ashtu siç po e thua Ti me inferioritet ndaj aspiratave kombëtare se do të bashkohemi në UE, sepse nuk bëhet e nuk ndodh bashkimi i kombit Shqipëtar në UE.

Ti, Edi Rama, duhej t’a dije se cila qe rruga e ndjekur shembull i bashkimit të kombit Gjerman.

Ti, Edi Rama, duhej angazhuar me mençuri e dashni kombëtare për t’i tejkaluar pengesat e përkohshme, me një gjeostrategji për një gjeopolitikë commonëealthi Shqipëtar para anëtarësimit në UE.

Rreziqet ndaj kombit Shqipëtar me kohën janë ndërruar, por nuk janë shuar!

#RroftëKombiYnë