FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 9-0 ndaj SV Sissach, duke treguar forcën dhe karakterin e ekipit.
Ndeshja u veçua edhe nga prania e dy mysafirëve specialë, futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, të cilët ndoqën nga afër lojën.
Xhaka u paraqit si mysafir në këtë ndeshje, pas triumfit ndaj Kosovës mbrëmë në Bazel, ku Zvicra fitoi 4-0.
Klubi i falënderoi për praninë e tyre, duke e cilësuar si një përvojë shumë të bukur për ekipin dhe tifozët.
Pas këtij triumfi, Dardania Basel tashmë e ka vëmendjen tek ndeshja e Kupës që do ta zhvillojë të martën kundër FC Möhlin, skuadër që garon në Ligën e 2-të.



Të tjera
Metodat që i përdorin profesionistët për ta larguar stresin
Nëse arrihet një marrëveshje, SHBA-ja do të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
Nafta bie, bursat rriten pas deklaratës së Trump për bisedime me Iranin