Xheneta Fetahu ka komentuar thuajse të gjitha situatat e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.
Si opinioniste në “E diell”, ajo ka dhënë mendime në lidhje me të gjitha dinamikat në shtëpinë e famshme.
Në një deklaratë të re, ajo thotë se nuk do të flasë më për ta, përmendur faktin që e kanë shqetësuar vazhdimisht.

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris sërish, disa nga njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë këtu jam në punë, unë po flas për herë të parë dhe të fundit në raport me ata dy për lidhjen që ka. I uroj vetëm suksese, i them të gjithë rrethit të tij të më lënë të qetë sepse nuk më kanë lënë edhe pas Big Brother, njerëzit që punojnë me të. Ata e dinë kush e tek”, u shpreh ajo.
Për rikujtim, Xheneta ka qenë në lidhje me Gjestin gjatë periudhës sa ishin në Big Brother të Kosovës.
Të tjera
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri
Biografia e kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha
Abdixhiku: Një fitore e injorancës