Pas incidentit të papritur dhe tronditës në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin duke e rrëzuar në tokë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kanë ardhur edhe veprimet e para zyrtare nga autoritetet.
Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, në një reagim publik të bërë menjëherë pas incidentit, konfirmoi se Jozi është njoftuar në stacionin më të afërt të policisë për të dhënë shpjegime mbi veprimin e tij të dhunshëm.
“Produksioni në asnjë mënyrë nuk ka qenë pjesë apo nxitës i këtij akti. Dhuna nuk tolerohet dhe ne kërkojmë ndjesë publike për çdo shqetësim të shkaktuar tek publiku shqiptar që na ndjek me kaq përkushtim”, vazhdoi ai.
Gjesti, i cili u godit në mënyrë të papritur, u ndihmua nga banorët dhe stafi dhe gjendja e tij shëndetësore duket të jetë e qëndrueshme.



Të tjera
Produkti më i mirë ushqimor që lufton depresionin
Hamza në Prizren: Do ta krijojmë Gardën Kombëtare sipas standardeve të NATO-s
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e dyfishim pagash