Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot gjatë një interviste, ku deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizik.
Në komunikatën zyrtare, LDK-ja e cilëson ngjarjen si “akt të papranueshëm” dhe “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe të integritetit të institucioneve demokratike të vendit”.
E këtë reagim të LDK-së, e ka kritikuar Kadri Kryeziu, i cili përmes një postimi në Facebook ka komentuar ashpër qëndrimin e partisë.
Ai ka thënë se “shtëpia e madhe e Ibrahim Rugovës ka rënë aq poshtë sa sot i bën avokatin të pambrojtshmes”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të Lidhjes Demokratike për mungesë të parimeve rugoviane dhe për devijim nga vlerat demokratike, transmeton “Bota sot”.
Sa poshtë ka rënë shtëpia e madhe e Ibrahim Rugovës, saqë sot i bën avokatin të pambrojtshmes.
Nëse qytetarët – kushdo qofshin ata – nuk guxojnë të sfidojnë politikanët, atëherë kjo quhet diktaturë.
Dhe pikërisht një shtet i tillë, autoritar e i nënshtruar ndaj egos së një njeriu, është projekti i Lumirit.
Bursisti i Sorosit e fantazon veten si Titoja i vogël.



Të tjera
Cilat ushqime nuk duhet konsumuar në stomak bosh?
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë