Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, i cili vjen disa orës pas takimit me ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili publikoi një fotografi të përbashkët.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka shtruar dy pyetje ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke ia ndërlidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Postimi i plotë:
A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?
Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.
Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?
Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.



Të tjera
Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi
Pas LDK-së edhe PDK-ja u ankua në PZAP ku kërkoi anulimin e vendimit të KQZ-së për vendvotime shtesë për mërgatën
Mezi pres të forcojmë partneritetin