Pas katër netësh plotë magji që i dhuroi Prishtinës, këngëtari nga Vlora, Alban Skënderaj është pritur sot në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti e përgëzoi për koncertet e jashtëzakonshme që Albani mbajti në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe i uroj suksese edhe për shumë dekada me radhë në karrierën e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti bëri të ditur se me Albanin diskutuan për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot.
“Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot. Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prinë arti dhe kultura e artistëve tanë të shumtë”, ka shkruar Kurti.
“Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës. Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë, I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme”, u shpreh Kurti.



Të tjera
Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë
6 shenja të qarta që jeni lodhur mendërisht
Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës