Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetuese

Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, priti në takim zv. Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lyn Debevoise, transmeton KosovaPost.

Temë diskutimi në takim, ndër të tjera, ishte roli dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat në punën e deritanishme.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese. Kryetari Rexhepi shprehu falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore”, thuhet në njoftim.