Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur shumë i surprizuar dhe i zhgënjyer nga kritikat e ish-aleatit të tij, Elon Muskut, ndaj projektligjit për buxhetin.
Trumpi para gazetarëve u shpreh se “unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e di nëse do ta kemi më”.
Kjo ishte kritika më e drejtpërdrejtë e Trumpit deri tani ndaj përpjekjeve të Musk për të lobuar kundër propozimeve për uljen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare – një plan që ka hasur në kundërshtime si nga Musk, ashtu edhe nga disa republikanë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Në përgjigje, Musk e përforcoi qëndrimin e tij në platformën X, duke e quajtur projektligjin të mbushur me “pork”, një term që nënkupton shpenzime të panevojshme qeveritare.
Të tjera
Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës këtë fundjavë
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë