Pasi u miratua në lexim të dytë Projektbuxheti për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka bërë një “selfie” me deputetët e pozitës.
Buxheti u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Opozita e kundërshtoi këtë projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk qe e pranishme në sallë.
Ndryshe në seancën e sotëm ky projektligj u kundërshtua nga ana e opozitës duke kërkuar ndryshime në disa fusha.
Po sot, thuajse asnjë amandament i propozuar nga opozita nuk e mori mbështetjen në Kuvend.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.6 miliardë euro.
Të tjera
Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit
Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore