Lajmi se Jozi ishte ndarë nga e dashura e tij Xhoana u përhap me shpejtësi dhe jo pa arsye. Ndërkohë që këngëtari e kishte hequr bukuroshen nga “Instagram”-i i tij, kjo e fundit bënte postime me nëntekstin:” Nuk e di as vetë çfarë po ndodh”.
Kjo u interpretua si një krizë mes çiftit, madje u dyshua për ndarje. Por, mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Ka qenë Xhoana, ajo që na e ka dhënë këtë indicie. Në një postim të bërë në “Instastory”, ajo ka ndarë një video të Jozit gjatë intervistës së tij në emisionin “n’Kosovë Show”, duke e shoqëruar me një emoji kurorë, që u pa si konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon.
Sigurisht që gjërat mund të jenë rregulluar, ama çifti nuk e mohon dot që krizë ka pasur dhe madje jo e vogël. Lidhja e Jozit me Xhoanën ishte padyshim lajmi që mori vëmendjen e të gjithëve. Influecerja dhe këngëtari nisën të përfliteshin për një raport, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se njohja mes tyre ka nisur menjëherë pas daljes së Jozit nga BBVA.
Pyetjes se nëse kanë shkëmbyer unaza, Jozi iu përgjigj shkurt: “Jo, por do marrë kohën e vet”. Këngëtari ndau me ndjekësit në “Instagram” një fotografi nga një ndeshje padeli, ku shihej përkrah një vajze megjithëse pa zbuluar fytyrën e saj.
Postimi i tij shoqërohej me mbishkrimin: “We /love Padel (Ne e duam Padelin)”, një detaj që në fillim mund të dukej i pafajshëm, por që mori menjëherë vëmendje nga ndjekësit e tij të shumtë. Publiku ka nisur të lidhet me këtë romancë të re të personazhit të njohur, i cili zakonisht ka qenë shumë diskret për jetën e tij private.
Historia e dashurisë me Loredanën, e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u komentua gjatë dhe mbetet ende temë diskutimi. E pas historisë së dështuar me Loredanën, duket se këngëtari po has sërish në probleme, këtë herë me të dashurën e tij të re.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës