Në reagimin e tij në Facebook, Salihaj thekson se ky qëndrim paraqet një distancim të qartë nga politika e mandatit të parë të ish-presidentit Donald Trump, kur, sipas tij, rreth tij kishte këshilltarë proserbë që promovonin ndarjen e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Lajm shumë i mirë nisma në SHBA për moslejimin e ndryshimit të kufinjve në Ballkan. Kjo paraqet një ndryshim radikal të politikës amerikane krahasuar me mandatin e parë të Presidentit Trump. Në mandatin e parë ai qe i rrethuar me këshilltarë e emisarë proserbë, që ia servuan opsionin e ndarjes së Kosovës. Veçanërisht Riçard Grenelli punoi shumë për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e territorit tonë Serbisë. Në këtë mandat Presidenti Tramp është i rrethuar nga njerëz të vërtetë, që nuk u shërbejnë interesave serbo-ruse, siç kanë qenë Grenelli dhe Boltoni.



Të tjera
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?
“FAST Kosova” dhe NJRSH në aksion, arrestohet një shtetas i huaj i kërkuar për vrasje
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm