Zgjedhje të drejtpërdrejta për president, Vjosa Osmani procedon në Kuvend amendamentet

Pas pak, Presidentja Osmani mban konferencë për media

E para e shtetit, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot konferencë për media nga ora 08:00.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovësamendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.

Në seancën e mbajtur për këtë çështje, amandamentet nuk kaluan. Kjo pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese nuk arriti të plotësojë numrin e nevojshëm të deputetëve për votim.

Sipas saj, nuk është plotësuar kushti për 93 deputetë, përfshirë edhe 9 nga komunitetet joshumicë, dhe për këtë arsye seanca është ndërprerë.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë mbajti më pas edhe seancë për zgjedhjen e presidentit të ri, por u ndërpre për shkak të mungesë së kuorumit.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin – që është minimumi 80.