Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që këtë vit po mbahet në Londër.
Në një postim në platformën “X”, Kurti ka njoftuar se me Starmerin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe për temat kryesore të samitit: sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe migracionin.
Ai e ka falënderuar homologun britanik për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë përmes KFOR-it, si dhe për thirrjet ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të njohë shtetësinë e Kosovës.
Kurti gjithashtu ka vlerësuar kërkesën e Starmerit drejtuar Serbisë që të dorëzojë Milan Radoiçiqin, të cilin e ka cilësuar si “përgjegjësin kryesor” për sulmin terrorist në Banjskë.
Theksojmë se sot Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj nëntë shtetasve të Kosovës për përfshirje në çështje të migrimit të paligjshëm.
Të tjera
Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare
Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme
Trump thotë se bisedimet me Putinin `nuk po shkojnë askund`