I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen po qëndron në Prishtinë.
Ai sot ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Pas tij, Sorensen është takuar edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.
Kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.



Të tjera
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian
Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën
Mos i hidhni shishet e plastikës, ripërdorni ato në mënyrë kreative