Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Washingtonin nesër, ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.
Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë.
Takimi vie vetëm pak ditë pas takimit me rëndësi të jashtëzakonshme që ngjau mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska.
Sipas njoftimit, takimi pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë, duke forcuar bashkëpunimin mes shteteve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë globalë.



Të tjera
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve
Shefi i OKB-së thotë se ka “rrugët diplomatike” në dispozicion për të ndaluar lu*ftën në Liban