Manchester Unitedi e ka arritur me mjaft vështirësi fitoren e parë të sezonit në Premier League.
Unitedi e mposhti me rezultat 3:2 Burnleyn, ku epërsinë e parë e mori pas një autogoli të Cullen në minutën e 27-të të takimit.
Në pjesën e dytë, Burnley u kthye në lojë ku në minutën e 55-të Foster barazoi shifrat në 1-1, por Unitedi u kundërpërgjigj vetëm dy minuta më vonë me Mbeumo që ia dha epërsinë për herë të dytë në ndeshje, njofton Klankosova.tv.
Burnley nuk u dorëzua, pasi nëntë minuta më vonë arriti ta barazonte sërish rezultatin me Anthony i cili realizoi për 2-2.
Goli i fitores për “Djajtë e Kuq” erdhi tek në minutën e 97-të, pasi i saktë nga penalltia u tregua Bruno Fernandes.
Me këtë fitore, Unitedi gjendet në pozitën e nëntë me katër pikë, pasi nga tri ndeshje ka një humbje, një barazim dhe një fitore.



Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”