Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryeparlamentarin e ri të legjislaturës së nëntë.
Me 73 vota për, deputeti i LVV-së, Dimal Basha është zgjedhur kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës, transmeton KosovaPress.
Pas zgjedhjes së tij si kryeparlamentar, seanca është ndërprerë për pauzë një orëshe, për të vazhduar punimet e rendit të ditës më tutje.
Kujtojmë se pro Dimal Bashës votuan deputetët e LVV-së dhe disa deputetë të PDK-së.
Ndryshe sot shënohet tentimi i 58-të për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve qendrore të 9 shkurtit.



Të tjera
Go*ditet për vd*ekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren
Tensioni i lartë i gjakut në moshë “kritike” mund të përshpejtojë dëmtimin e trurit
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak