Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pasaporta e Republikës së Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley, përcjell KosovaPost.
Sipas tij, Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të që ishte në vitin 2021, në vendin e 65-të. Edhe në krahasim me vitin e kaluar, Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa ka qenë në vendin e 68-të.
“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se me pasaportën e Republikës së Kosovës, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, qytetarët po përfaqësohen dinjitetshëm, po udhëtojnë në më shumë vende pa viza dhe po e fuqizojnë republikën.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës