Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Abelard Tahiri, ka reaguar publikisht pasi nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi drejtuar qytetarëve, Tahiri ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë besimin e tyre në zgjedhje, duke theksuar se mbështetja e marrë, pavarësisht mungesës së mandatit, mbetet një përgjegjësi e madhe për të.
“Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë aktiv politikisht dhe të përfaqësojë zërin e qytetarëve brenda strukturave të PDK-së, duke u angazhuar për interesin publik dhe për vendin.
“Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di”, ka theksuar ai.
Në fund të reagimit, Tahiri ka nënvizuar se angazhimi i tij politik nuk përfundon me zgjedhjet, por përkundrazi, forcohet nga besimi i qytetarëve që e kanë mbështetur.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar