Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heqjen graduale të masave nga Bashkimi Evropian.
Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka thënë se pengesë për heqjen e masave po del të jetë mosformimi i institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
“Këtu hasim të njëjtën pengesë, të përmendur tashmë – formimin e një qeverie funksionale”.
“Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishme, sepse vetëm atëherë BE mund të normalizojë marrëdhëniet dhe të rifillojë financimin dhe projektet e zhvillimi”, ka thënë Terras.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel