Ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare, transmeton KosovaPost.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Agusholli e ka vazhduar rrugën e tij për në Slloveni.
“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Sinjalet që i jep trupi kur keni probleme me tiroiden
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, te0më dorëzimi i materialeve arkivore
Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie