Trent Alexander-Arnold rrezikoi që t’i zemërojë sërish tifozët e Liverpoolit, teksa ai i dërgoi një mesazh trajnerit të ri të Real Madridit, Xabi Alonso.
Alexander-Arnold komentoi në postimin e Real Madridit të cilët festuan ardhjen e tij dhe të Alonsos, duke shkruar “El Jefe”, që do të thotë “shefi” në gjuhën spanjolle.
Mbrojtësi i djathtë gjithashtu e vendosi Real Madridin në Instagramin e tij duke e larguar atë të Liverpoolit, diçka që shkaktoi pakënaqësi tek tifozët e klubit anglez, të cilët nuk ishin të lumtur me mënyrën se si u largua.
Ai do të jetë tani në gjendje që të marrë pjesë në këtë garë, ku Real Madridi ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Al-Hilalit më datë 18 qershor.
Kujtojmë se Alexander-Arnold ishte vërshëllyer nga tifozët e Liverpoolit në paraqitjen e tij të parë për klubin pasi u bë zyrtare se do të largohej.
Alexander-Arnold është ftuar po ashtu nga Thomas Tuchel për dy ndeshjet e radhës të Anglisë ndaj Andorrës dhe Senegalit.



Të tjera
A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë