Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani tha se procesi i pasurimit të uraniumit i kryer nga Teherani “nuk do të ndalet kurrë”, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës “The Hill”, Iravani vlerësoi programin e pasurimit të uraniumit të Iranit gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në programin “Face the Nation” të CBS.
Duke iu referuar Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), Iravani theksoi se vendet pa armë bërthamore kanë të drejtë të përdorin teknologji bërthamore paqësore, përfshirë pasurimin e uraniumit, me kusht që ato të përputhen me rregulla të caktuara.
Ai tërhoqi vëmendjen ndaj faktit se programi i pasurimit të uraniumit është e drejtë e Iranit. “Pasurimi është e drejta jonë, është një e drejtë e patjetërsueshme dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë”, tha përfaqësuesi iranian.
“Mendoj se pasurimi i uraniumit nuk do të ndalet kurrë”, tha Iravani kur u pyet nga një gazetar nëse Irani planifikon të pasuronte uranium.



Të tjera
Të dashurohesh në kolegun, si duhet të silleni?
Australi, kryeministri Albanese takon heroin global Ahmed që çarmatosi sulmuesin
Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG