Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se përkundër përpjekjeve të pandërprera deri në orët e vona, nuk është arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës, për shkak të refuzimit të opozitës për të përmbushur detyrimet kushtetuese.
Në një deklaratë dhënë nga holli i Kuvendit, Murati theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e gatshme për të krijuar institucionet dhe për të kaluar procesin e konstituimit, por sipas tij, ka munguar vullneti nga ana e deputetëve të opozitës.
“Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve dhe shtysës sonë për të krijuar institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë as shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.
Ai shtoi se ky veprim përbën një pengesë serioze në funksionimin demokratik të institucioneve dhe përballet me pasoja të mëdha për vendin.



Të tjera
Meshkujt s’i duan femrat që “shesin” mend
Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave
Pasojat që iu lë në organizëm mishi i përpunuar