Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në një takim me të rinjtë në Lipjan, ku zyrtarisht është prezantuar kandidatura e Shukri Bujës për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja thuhet se Krasniqi ka theksuar se Lipjani meriton një udhëheqës me përvojë dhe lidhje të forta me qytetarët – cilësi këto që i mishëron Shukri Buja.
“Në takim morën pjesë dhjetëra të rinj, por edhe anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Bujës, si dhe për vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe transformimin e Lipjanit”.
“Shukri Buja, i cili më herët ka shërbyer si kryetar komune dhe është figurë e njohur për kontributin në luftë dhe paqe, u zotua se do të punojë me përkushtim të plotë për të rikthyer zhvillimin në çdo lagje e fshat të Lipjanit”, thuhet në njoftim.
PDK shtoi se takimi shënoi një moment të rëndësishëm për fillimin e fushatës së PDK-së në këtë komunë, me një mesazh të qartë për bashkim dhe mobilizim drejt fitores.



Të tjera
Humbni peshë duke ngrënë dardha
Pas 100 vjetësh inteligjenca artificiale do ta sundojë botën
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës